Curiosity

“Curiosity” në kërkim të jetës në Mars

Roboti “Curiosity”, që NASA do të lëshojë në fund të vitit në kërkim të gjurmëve të jetës në Mars, do të ulet në kraterin e Gale, në hemisferën jugore të planetit të kuq.

Sonda do të ulet në këmbët e një mali me sedimente ndoshta të mbledhura kohë më parë nga rrjedha e ujit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot NASA.

Krateri ka një diametër 154 kilometra dhe përfaqëson në brendësi të saj një grumbull sedimentesh që ka tërhequr vëmendjen e kërkuesve për karakteristikat e tij të veçanta.