​Sot bashkohen Ministrat e Financave të rajonit

​Sot bashkohen Ministrat e Financave të rajonit

​Sot bashkohen Ministrat e Financave të rajonitSot, Ministrat e Financave të rajonit do të bashkohen në Prishtinë për të diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit, tejkalimin e sfidave ekonomike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe bashkimin e përpjekjeve kundër ekonomisë joformale.

Kjo konferencë, bashkon Ministrin e Financave-Besim Beqaj, Shkëlqim Cani-Ministër i Financave i Republikës Shqipërisë, Radoje Žugić-Ministër i Financave i Republikës së Malit të Zi, Zoran Stravreski-Zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave i Republikës Maqedonisë.

Pjesëmarrës do të jenë edhe udhëheqësit e Administratave Tatimore dhe Doganave të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Kroacisë, si dhe përfaqësuesit e bizneseve të këtyre vendeve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Konferenca fillon nga ora 09:15 deri në ora 15:00 në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë.